Unionnet

Unionnet është kompani me eksperiencë shumëvjeçare në ofrimin e shërbimeve financiare, një nga kompanitë e grupacionit Union Group të krijuara nga Unioni Financiar Tiranë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Zvicër dhe Kroaci. Ndër veprimtaritë e para të kompanisë janë transfertat e parave të kryera nëpërmjet rrjetit lokal të agjencive dhe rrjetit global Western Union, si dhe shërbimet e pagesave në vendet e rajonit. Sot, Unionnet ka shtrirë veprimtarinë në sfera të ndryshme, përfshirë edhe ndërtimtarinë. Projekti i rradhës është partneriteti në Shkupi East Gate, projekt i parë i ketij lloi në vendin tonë, i cili përfshin një qendër tregtare, kompleks banimi dhe park biznesi me qëllim futjen e standardeve të reja dhe moderne të jetës urbane. Unionnet eshte pjesë e East Gate Living, investitor në ndërtimin e ndërtesës A1 te kompleksit banesor, pjesë e sipërfaqes 201.000m2 sipërfaqe banimi, në mesin e 1.600 njësive te banimit.

Union Group, ku bën pjesë edhe Unionnet, ka investuar në projekte ndërtuese banimi edhe në Shqipëri dhe Kosovë. Rezidenca Platea (www.rezidencaplatea.al) është një prej investimeve të Union Group. Kemi për qëllim të ndërthurim vizionin tonë për të zhvilluar projekte të vlefshme për klientët, bashkë me misionin tonë për të siguruar cilësi dhe jetëgjatësi te projekteve të realizuara. Për këtë qëllim përdorim të gjitha resurset e disponueshme, përfshirë punonjësit, burimet financiare, eksperiencën e nevojshme dhe kapacitetet logjistike. Progresi i vazhdueshëm në zgjerimin e në forcimin e rrjetit UnionNet dhe projektet në zhvillim, sigurojnë një motivim serioz për të gjitha kompanitë e familjes Union Group. Misioni ynë: të krijojmë për klientët tanë produkt cilësor me çmime të favorshme në afate kohe të arsyeshme.

RENDER_TOALET_WEB
RENDER 18_WEB
RENDER_SPALNA-WEB

Kontaktoni me ne

Telefono

+389 71 271 392

Belasica 2, Skopje, North Macedonia

email

unionnet_sales@unionnet.mk

© 2021 – Unionnet – A1. All rights reserved

Carefully crafted by Anet.MK